Rama: Do të vazhdojmë punën për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka garantuar se do të vijojë puna për Shqipërinë si anëtare e mirë e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para hyrjes në samitin e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në përmbyllje të Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ka thënë se do të vijojë puna për Shqipërinë si anëtare e mirë e BE-së.

Teksa e ka përshkruar situatën pas takimit me udhëheqësit e BE-së, Rama ka thënë se “imagjinoni sa bukur do të ishte nëse premtimet e bukura” ashtu si fjalët e bukura “do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm”.

“Vend i bukur, njerëz të këndshëm, fjalë të bukura, foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm. Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, ka shkruar Rama në Twitter.

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari”, kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten e 23 qershorit, i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të samitit dyditor të Bashkimit Evropian.

Sa i përket rënies së Qeverisë Bullgare, ai ka thënë se kjo çështje është turp për Evropën.

“Po e përsëris, përkundër optimizmit të ngritur të disa edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë nëse do të zgjidhet, do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet”, është shprehur Rama.

Sipas Ramës, një vend i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s nën vëzhgimin e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence.

Rama para samitit: Nuk pres ndonjë zgjidhje për çështjen e Bullgarisë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika