Rama e konfirmon se Zelensky së shpejti do të jetë në Shqipëri

Një samit për Ukrainën do të përgatitet në Tiranë, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kështu ka thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vijë në Tiranë, në Samitin që do të organizohet për Ukrainën.

Vizitën e presidentit ukrainas, Rama e konfirmoi në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë nga Shkupi, ku u zhvillua një takim mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së.

Ai tha se në Samitin për Ukrainën bashkë me Zelenskyn do të diskutohet për sfidat e sigurisë.

“Do të përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me këtë do të përpiqemi që në këtë hark kohor të kemi takimin tjetër me përfaqësuesit e rajonit, për të bërë një bilanc të këtij muaji. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për t’i diskutuar me presidentin ukrainas sfidat e sigurisë”, ka deklaruar Rama.

Ndryshe, kryeministri Rama, në samitin rajonal të Shkupit, ka theksuar se për ta rritur bashkëpunim ekonomik dhe të ketë integrim rajonal, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet “ta harrojnë historinë dhe t’i lënë mënjanë ngjyrat flamujve”.

Në takim e liderëve të rajonit me përfaqësues nga BE-ja e ShBA-ja, Rama ka thënë se duhet që flamuri i BE-së të jetë i vetmi që duhet të mbizotërojë gjatë diskutimeve teknike mes vendeve të rajonit.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur gatishmëri për t’i zhvilluar vendet e tyre sipas standardeve evropiane për një qëllim të caktuar – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kështu është thënë në deklaratën e miratuar në fund të konferencës “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, që është mbajtur të hënën në Shkup të Maqedonisë Veriut.

Përgjatë konferencës, liderët janë paralajmëruar që nuk do të mund t’i vendosin njëri-tjetrit veto përgjatë procesit, dhe nëse ka tendenca të tilla, do të ndëshkohen.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, për periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika