Rama e nis vitin me pensionistë që kanë dhënë kontribut në shumë fusha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale nga një takim që ka mbajtur me një grup pensionistësh, që kanë dhënë një kontribut të madh në shumë fusha në vend

Fotografitë e publikuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbrëmjen e 3 janarit ka zhvilluar një takim me një grup pensionistësh, që kanë dhënë një kontribut të madh në shumë fusha në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar disa fotografi me ta duke thënë se kontributi i tyre është i pashlyeshëm.

“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribuues të veçantë në jetën kulturore, arsimore e sportive të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, ka shkruar Rama.

 

Ndryshe, Rama njoftoi pak ditë më parë “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milion individëve.

Nga këta, 695 mijë pensionistë do të marrin secili nga 70 euro.

“Duke u nisur në radhë të parë, pikërisht nga nevoja për ta larguar atë dorë shqetësuese nga konsumi i tyre bazë, ideuam Pakon e Madhe. Ndërkohë, kjo mbështetje nuk e zëvendëson, as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023. Kështu që kjo pako, ku ka 8000 lekë të reja për çdo pensionist, e cila do të shpërndahet javët e para të janarit, nuk është mbështetja e fundit ekstra për pensionistët për vitin që po troket në derë”, kishte thënë Rama.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika