Rama e prezanton shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenin, e cila u dekretua dje nga presidenti i Shqipërisë

Ish-shefja e AKI-së Vlora Hyseni tani është prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si shefe e Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka prezantuar ish-shefen e Shërbimit Inteligjent të Kosovës, Vlora Hysenin, e cila pas shkarkimit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është emëruar shefe e Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar nga Rama, e që me pas u dekretua nga presidenti Bajram Begaj.

“Tiranë – Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës Shqipërisë”, ka shkruar Rama duke e uruar “Urime”.

Ndërsa Vlora Hyseni karrierën e saj në AKI e kishte nisur pas emërimit më 28 shkurt 2019, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, si zëvendësdrejtoreshë e AKI-së.

Por pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje edhe në AKI filluan shkarkimet, kur ishte shkarkuar Kreshnik Gashi, ish-shefi i AKI-së, Hyseni e mori detyrën e drejtorit të AKI-së për katër muaj, që më pas u shkarkua edhe kjo nga presidentja e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika