Rama: Ekipet tona janë në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut

"Ju informojmë se jemi të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet tona në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut"

Rama: Ekipet tona janë në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ekipet kompetente janë në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut në kryeqytet.

Gjithashtu, Rama ka bërë të ditur se është larguar lisi i rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe është pastruar zona.

“Ju informojmë se jemi të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet tona në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut. Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën. Faleminderojmë punëtorët nga @Hortikultura për reagimin e shpejt!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika