Rama: Është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza

I pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona që Kosova nuk e ka lirin e lëvizjes në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni





“Mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona”, ka thënë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Tutje Rama ka thënë se Kosova dhe Serbia, “nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit”.

Rama ka pranuar se ka ndryshime në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty”.

Ai ka përfunduar duke thënë se është pro bashkëpunimti me Kosovën duke i ndjekur modelet e shteteve që hap pas hapi  kanë  arritur të prodhojnë  histori të jashtëzakonshme.

Më tej Rama i ka komentuar dhe deklarata e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ku ky i fundit kishte thënë në mënyrë që të mos ripërsëritet rasti i Maqedonisë së Veriut  me  Bullgarinë duhet të hiqet unanimiteti në marrjen e vendimeve, për të shmangur pengesat nga një shtet i vetëm.

Por Rama është shprehur skeptik se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të përshpejtohet.

“Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim, në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike, por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë së bashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë. Është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial”, ka thënë Rama për A2 CNN.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika