Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare, të cilat do të mbahen në vitin 2030.
Në “Debat Plus”, Rama theksoi se puna për përgatitjet e LojëraveMesdhetare nuk është ndalur që nga momenti kur Prishtina u zgjodh nikoqire.
- Vokshi për Lojërat Mesdhetare: Frymëzim kemi Barcelonën, u zhvillua nga Lojërat Olimpike
“Nuk i kemi më në problem organizmin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Dhe vazhdojmë me proces. Ne nuk jemi ndal fare që nga momenti kur Prishtina është zgjedhur si nikoqire e Lojërave Mesdhetare. Kemi punuar me një zell të madh për planifikim të kampusit sportiv, i cili faktikisht i duhet kryeqytetit dhe iu ka dashur edhe pa lojërat mesdhetare.
Procesi i analizës, projektit dhe zhvillimit të kampusit sportiv, i emëruar si “fshati Olimpik” i është dashur kryeqytetit me apo pa Lojërat Mesdhetare”, ka thënë Rama.