Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte i pranishën në manifestimin e flakadanëve në Prishtinë.
Rama ka thënë se ndezja e flakadanëve është një organzim që e kanë bërë që nga viti i kaluar.
“Çdo vit kjo do të madhërohet më shumë për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, të gjithë ata që e kanë dhënë jetën për lirinë e vendit që e gëzojmë tani”, ka thënë kryetari i Prishtinës.
Rama ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij manifestimi.
“Që t’i mësojmë fëmijët tanë që të dijnë për historinë se si është fituar liria. Liria është fituar me gjak dhe tash duhet të punojmë më shumë që të forcohemi e këto masakra të mos ndodhin më kurrë në vendin tonë”, ka shtuar Rama.