Rama i nënshtrohet një operacioni, Kryeministria jep detaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të enjte i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal, për një problem që ai e kishte raportuar edhe më herët

Edi Rama - kryeministri i Shqipërisë.

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një reagim në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale që po kryen kreu i qeverisë.

Sipas Zyrës së Kryeministrisë, Rama aktualisht është në sallën e operimit, ndërsa pas përfundimit të ndërhyrjes pritet që ta kalojë natën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se: Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.  Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, njofton kryeministria.

Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje në fund të gushtit, kur teksa ishte për një inspektim në spital.

Siç raporton Top Channel, kjo është hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama shtrohet në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika