Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka përkrahur tri kërkesat e Bashkimit Evropian, për zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Tri kërkesat e BE-së janë që të shpallen zgjedhjet në komunat veriore, të mundësohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në ato zgjedhke dhe fillimi i themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rama e falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre në normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Konflikti në veri sipas Ramës është absurd.

“Nuk mund të falënderoj mjaftueshëm presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit!”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika