Rama ia rikujton Zelenskyy-t njohjen e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, solli në vëmendje mosnjohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës, gjatë fjalimit të tij në Kiev

Edi Rama dhe Vlodymyr Zelenskyy

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, gjatë fjalimit të tij ne Kiev, iu rikujtoi autoriteteve ukrainase dhe vetë Zelenskyy-t, mosnjohjen e Kosovës nga ana e tyre.

Ai tha edhe pse Qeveria e Kosovës mbështet plotësisht Ukrainën, ajo ende nuk e ka njohur.

“Por ka edhe një vend të gjashtë (referuar Ballkanit Perëndimor), që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova, e cila pavarësisht kësaj, po bën të njëjtën gjë me sanksionet dhe po jep mbështetjen e plotë për Kiev-in”, theksoi fillimisht kryeministri shqiptar.

“Çfarë do të thotë kjo?”, pyet Rama.

“Që këtu jemi në një linjë të asaj çfarë ne përfaqësojmë. Sepse kjo është gjëja e duhur”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë shqiptare i garantoi presidentit ukrainas se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e kanë aspak problem që statusi kandidat për BE t’i jepet Ukrainës.

Mes të tjerash, ai shtoi “Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara. Të gjitha janë krah Ukrainës, pavarësisht kontekstit dhe raporteve me Rusinë, sepse është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë, nëse marrin Shqipërinë dhe Serbinë fjala bie”.

Rama: Ukraina e ka vendin në BE

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika