Rama ia “përgënjeshtron” akuzat Pecit

"Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Faton Peci, e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, se është duke bllokuar ndërtimin e objektit të MBPZHR-së dhe kështu po mohon përftimin e 160 milionë eurove për bujqësinë.

Këto akuza i ka “përgënjeshtruar” vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar.

“Përmes këtij reagimi, institucionet e Kryeqytetit përgënjeshtrojnë pretendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vonesat e shkaktuara nga organet e Kryeqytetit për t’u pajisur me kushtet ndërtimore për ndërtesën e Ministrisë.  Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kurse me deklarimin e Pecit se janë duke mbetur të “bllokuar me arsyet banale dhe fiktive të zyrtarëve komunal”, Rama është mbetur i habitur.

“Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit”, ka shtuar Rama.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika