Rama: Jemi gati për t’u bërë pjesë e tregut evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ka folur për ecurinë pozitive të planit të ri të rritjes ekonomike dhe hapat në vijim për zbatimin e tij.

Rama theksoi se tashmë është koha që rajoni të bëhet pjesë e BE, ndërsa nënvizoi që nga samiti i mbajtur në Shkup ka pasur progres që tashmë, sipas tij, është i dukshëm.

“Ardhja në Kotorr është një kënaqësi e madhe dhe dëshiroj ta nis duke shprehur përveç zhgënjimeve edhe entuziazmin për atë që po ndodh, dhe dua të falënderoj Komisionin për punën që kanë për ne. Kur palët flasin me njëra-tjetrën mund të kemi shumë arritje. Progresi që kemi arritur në pesë muajt e kaluar që nga takimi në Shkup flet vetë. Kemi përgatitur plane për reforma individuale kemi identifikuar çështje që duhet të sjellim përpara dhe kemi nisur përgatitje për tregun e përbashkët. Duhet t’i vazhdojmë planet zhvillimore. Synojmë të jemi gati deri në vitin 2027, presim që Komisioni ta finalizojë hartën rrugore”, tha ai.

 

Rama në Mal të Zi: Ky proces do të hapë shtigje të reja për vendet tona

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika