Rama: Jemi kundër deklaratës së BE-së derisa të pasqyrohen zhvillimet në veri të Kosovës

"Për herë të parë, në të paktën 10 vjetët e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së Jashtme të BE-së. Ky fakt ka shkaktuar një përshtjellim", ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Qëndrimi i Shqipërisë kundër deklaratës, të cilën Bashkimi Evropian përgatiti për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi nuk do të ndryshojë, përderisa BE-ja nuk pasqyron ngjarjet e rënda në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku, u plagos një tjetër dhe dy të tjerë u lënduan.

“Ky qëndrim ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli” u shpreh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media, por “nuk do të ndryshojë pa dalë deklarata që ne presim”.

Rama ka thënë se para se të jepte votën kundër, Shqipëria kishte kërkuar nga BE-ja që në deklaratë të reflektohet sulmi në Banjskë të Zveçanit.

“Por, kërkesa është refuzuar, pasi tashmë ‘të gjitha vendet e unionit kishin rënë dakord për deklaratën mbi dialogun Kosovë-Serbi. Për herë të parë, në të paktën 10 vjetët e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së Jashtme të BE-së. Ky fakt ka shkaktuar një përshtjellim. “Jemi përpjekur që pardje që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit, konkretisht vrasjes e Afrim Bunjakut dhe shpalljen e zisë në Beograd për vrasjen e sulmuesve. Miqtë në Bruksel na kanë shpjeguar se nuk ishte e mundur diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i vendeve anëtare të BE-së i qëndrimit të Borrellit pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, ka thënë Rama.

Sipas tij, Shqipëria ka thënë se është domosdosmëri që të publikohej një deklaratë e dytë mbi zhvillimet në Banjskë.

“Na u tha se kjo është e pamundur momentalisht dhe deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë të gjithë mbështetjen e vendeve anëtare të BE. Ky qëndrim ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli. Jemi të keqardhur për këtë, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me zhbalancimin total që deklarata e djeshme shkakton në këtë moment dramatik”, ka vijuar ai.

Rama ka thënë se “’s’mund ta ketë e gjithë bota gabim gjithmonë, e ta ketë Albin Kurti gjithmonë të drejtë”.

“Nuk është e mundur kjo, aq më tepër kur dihet se kush janë palët”, tha Rama.

Ai thotë se qind për qind është dakord me deklaratën e BE-së sa i përket Kosovës në dialog, por që kërkon të përmendet në deklaratë edhe sulmi i të dielës në Banjskë.

Ndryshe, më 24 shtator, grupi që fillimisht sulmoi policinë e cila po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në Manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi sulmet ndaj policisë.

Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që tha se i gjeti në Banjskë. Po ashtu, më 26 shtator, policia bëri të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.

Gjatë ekspozimit të armëve në Mitrovicë të Jugut më 25 shtator, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë, detonatorë emblema të ndryshme, dronë, letra ngjitëse me shenjën e KFOR-it, uniforma – disa prej të cilave me emblema të ushtrisë italiane – tabela veturash me akronime të qyteteve të ndryshme të Serbisë, granatahedhës dore (zolla), shumica e të cilave janë të prodhuara në vitin 2021.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika