Rama: Jemi më të përkushtuar se kurrë për të shtyrë vendet e rajonit drejt frymës evropiane

Kryeminstri i Shqipërisë, Rama ka thënë se nuk ka pritshmëri të mëdha nga samiti i BE-së, por ka theksuar se janë të përkushtuar që të shtyjnë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit drejt frymës së palëkundur evropiane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas deklaratës së tij në hyrjen e Samitit të BE-së, është shprehur joentuziast për rezultatet e samitit të sotëm në Bruksel me partnerët evropianë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka shprehur hamendësimet e tij për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai ka shpërndarë fotografinë së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Ende po prisni Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë sharadë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”, ka shkruar Rama.

Ndërsa, Rama para hyrjes në samitin e BE-së, ka thënë se “Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari”.

Sa i përket rënies së Qeverisë Bullgare, ai ka thënë se kjo çështje është turp për Evropën.

“Po e përsëris përkundër optimizmit të ngritur te disa, edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë nëse do të zgjidhet, do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet”, është shprehur Rama.

Sipas Ramës, një vend i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s nën vëzhgimin e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence.

“E gjithë kjo po ndodh në mes të një lufte shumë të nxehtë në pjesën e pasme të oborrit’ të Evropës”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Ndryshe, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE), do të takohen në samitin dyditor në Bruksel, të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika