Rama: Kam kërkuar ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të objektit komunal

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar ekspertizë urgjente mbi rastin e rrëzimit të kulmit së objektit të Komunës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar që të bëhet ekspertizë urgjente për t’i kuptuar arsyet e shembjes së kulmit të objektit të komunës së Prishtinës, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë.

“Kam ftuar menjëherë të bëhet një ekspertizë urgjente, pra të bëhet një analizë preliminare për ta ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesës së komunës së re. Si rezultat, kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin dhe Gëzim Kastratin, të cilët i kam parë si neutralë apo profesionistë që veprojnë jashtë komunës së Prishtinës, ta analizojnë dhe me na dhanë një gjendje preliminare, pra një analizë preliminare se çka kishte pasur kulmi ose çka ka qenë arsyeja për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

Rama njoftoi për mediat të hënën se gjendja e së lënduarës është stabile, duke theksuar se ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Për fat të mirë, gjendja e saj është stabile, mirëpo ende është në rrezikshmëri të lartë. Jemi në kontakt çdoditor me doktorët aty, kam qenë në kontakt edhe me familjen e pacientes dhe urojmë dhe shpresojmë që shëndeti i saj të përmirësohet çdo ditë e më shumë, deri në përmirësim të plotë”, ka deklaruar Rama.

Rama ka shtuar se sikur të mos merreshin masat urgjente pas rënies së kulmit, do të mund të kishte edhe djegie të objektit.

Ndërkaq, ai ka theksuar se problemi me kulm kishte ndodhur edhe në vitin 2017.

“Unë e përmenda edhe në fillim që rasti ka qenë superurgjent. E dini kohën, koha ka qenë me reshje shiu, me reshje bore, nën këtë kulm ka instalime të rrymës-elektrike. Domethënë, nëse ne nuk kishim marrë intervenime të menjëhershme, kishte mundur me u kallë e gjithë ndërtesa”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka shtuar se do t’i shikojnë edhe ndërtesat tjera (shkolla, qendra mjekësore, e të tjera), për të cilat është bërë edhe pranimi teknik.

Në anën tjetër, ekspertët thanë se ndërtimi i kulmit është bërë jashtë standardeve, ndërsa u përmenden edhe materialet, të cilat dyshohet se nuk ishin të duhurat që duhej përdorur për kulmin.

Më 18 janar, pas rënies së kulmit të objektit komunal, ku një vajzë u lëndua, Prokuroria nisi hetimet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika