Rama: Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin, edhe hasmit i hapet dera

"Kur të shkoj në Kosovë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera", kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka komentuar mos pranimin e ftesës për takim nga ana e kryeminisrit kosovar, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut ka komentuar mospranimin e ftesës për takim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Rama në një konferencë për media, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski, ka thënë se shpreson se Kurti nuk e ka harruar kanunin, pasi edhe hasmit (armikut) i hapet dera.

“Kur të shkoj në Kosovë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”.

Rama më herët, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Shqipëria ka nënshkruar 13 marrëveshjet e planifikuara në mes të saj dhe Qeverisë së Kosovës, marrëveshje që planifikoheshin të nënshkruheshin në mbledhjen e 14 qershorit.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika