Rama: Kërcënimet kundër stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të rrezikshme dhe të papranueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kërcënimet kundër stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe tè papranueshme

Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kërcënimet kundër stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe tè papranueshme.

“Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit”, ka shkruar Rama.

Ai është shprehur se nuk do të lejojnë askënd të i tërheqë prapa në të shkuarën.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika