Rama kërkon nga KiE ta rishikojë rezolutën mbështetëse

Pas dorëzimit të rezulotës kundër raportit të Dick Marty-t, Rama ka kërkuar nga KiE të rishikojë Rezolutën mbështetëse dhe t'i shpallë të pabazuara akuzat për trafikim të organeve gjatë luftës çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ajo ta rishikojë Rezolutën 1782 dhe njëherësh, t’i shpallë të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka njoftuar se Rezoluta u është dërguar vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Evropës, sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,  Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës si dhe Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011)”, ka shkruar Rama.

Kuvendi i Shqipërisë, zyrtarisht, e ka dorëzuar në Këshill të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t, i cili i akuzon ish-krerët e UÇK-së për tregti me organe njerëzore.

Kuvendi i Shqipërisë me shumicë votash e kishte miratuar rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t më 21 korrik të këtij viti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika