Rama konsultohet me Bekim Jasharin për lokacionin e monumentit të heroit Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar Bekim Jasharin, djalin e Hamëz Jasharit, për të biseduar rreth lokacionit dhe përfshirjes së familjes Jashari në ndërtimin e monumentit për heroin, Adem Jashari. Rama ka shprehur qëndrimin se ndërtimi i shtatores për Adem Jasharin në kryeqytet është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe për të nderuar sakrificën e familjes Jashari për lirinë e Kosovës

Foto nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të premten ka takuar djalin e Hamëz Jasharit, Bekim Jasharin.

Siç ka njoftuar Rama, në takim me Jasharin ka diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka shkruar mes tjerash Rama në Facebook.

Konkurs ndërkombëtar për monumentin e Adem Jasharit

Më 14 mars, është hapur konkursi për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që nderon sakrificën e tij dhe të familjes.

Rama ka thënë se ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së familjes Jashari, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e vendit.

Detajet e konkursit: https://shak.archi/hapet-konkurs-per-krijimin-e-monumentit-qe-simbolizon-sakrificen-e-adem-jasharit-dhe-familjes-jashari/?fbclid=IwAR31R3AzYvM8x9MVQyDOYRgVVVpckrywMLbFkmRjo7iZfjBLJ1Mi6mo34wg

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika