Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas takimit të djeshëm në
Bruksel duke thënë se Kosova më në fund bëri gjënë e duhur teksa ka kërkuar nga Serbia ta bëjë të njëjtën gjë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka thënë se tashmë Kosova ndodhet në një pozicion më të favorshëm dhe është një hap i rëndësishëm për të ecur tutje.
“Urtësia e popullit shqiptar dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që Kosova më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Është koha që Serbia të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Rama.
The wise Albanian people, and not only them, by the way, say "better later than never." I can't hide my satisfaction that Kosova's leadership finally made the right call in yesterday's Brussels meeting! Kosova is in a much better place today by wisely accepting the EU proposal on…
— Edi Rama (@ediramaal) October 27, 2023
Ai tutje ka thënë se çdo gjë që është dakorduar duhet të zbatohet tani pa vonesa, kështu duke kërkuar nga ndërkombëtarët tani të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.
“Çdo gjë e pranuar dhe dakorduar deri tani duhet të zbatohet pa vonesa. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare”, ka vijuar ai.
Ai tutje ka thënë se palët duhet të shikojnë rrugën përpara, të lëjnë anash “fantazmat e së kaluarës” dhe të angazhohen për paqe e stabilitet.
“Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës. Bëni paqe për Zotin dhe shikoni përpara!”, ka theksuar ai.
Ndryshe, dje Rama, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin.
Rama, në rrjetin social “X”, tha se kjo është një pikë kyce për negociatat që do të vijojnë.
Tutje, Rama tha se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe ta zbatojnë Marrëveshjen bazë për normalizim.