Rama kritikohet për deklaratat për kolonat në kryeqytet, opozita e quan joserioz

Kryetari Përparim Rama është kritikuar për mosseriozitet nga ana e tij mbi deklaratat për kalimin e kohës gjatë kolonave në kryeqytet. Asamblistët komunal nuk habiten ngase thonë se Ramës ka kohë që i mungon serioziteti. Ata thonë se Rama ka nevojë të konsultohet me ekspert komunikacioni mbi mbylljen e rrugëve.

Prishtinë, Kosovë.

Nuk është ende mesdita e pjesa tek rrethi me flamur në kryeqytet veçse është bllokuar.

Kolonat e gjata e pritja me orë në to ka bërë që kritikat t’i drejtohen Kryetarit, Përparim Rama njëra pas tjetrës.

E akoma më shumë iu drejtuan kur zgjidhje nga kryetari u cilësua leximi apo dëgjimi i muzikës e madje edhe ecja, gjatë kohës së ngecjes së qytetarëve në kolona.

“Kur ka kolona të gjata dhe ndiheni të bllokuar, nëse situata e lejon, mund të dilni nga vetura. Po ashtu dëgjoni muzikë, lexoni diçka”, u shpreh Rama.

Për ata që ndajnë një sallë kuvendi komunal me të, kjo deklaratë e Ramës nuk përbën habi.

Granit Geci, Asamblist i PDK-së në kryeqytet deklaroi se “Po bëhet një kohë e gjatë që Rama nuk po e trajton seriozosht asnjë problem që qytetarët ballafaqohen me të dhe këto tallje vetëm sa e shtojnë irritimin. Kjo qasje e kryetarit Rama nuk i kontribon zgjidhjeve afatgjata të problemeve që po ballafaqohemi”.

E të njëzëri shprehen edhe Lëvizja Vetëvendosje të cilët vlerësojnë se kolonat, i shkaktoi vet Rama me punimet.

Petrit Reçica, Asamblist i LVV-së tha se “Të ulet të mendojë para se të marrë vendime për mbylljen e rrugëve, jo veç ‘po e bëj shesh’. Ç’ka po të duhet ai shesh për do shtëpiza e këndej bllokim qyteti. “Po e bllokoj kurrizin”, por pse 8 muaj? Se po dojnë lokale të krijojnë aty ku kalonin veturat…Lutemi të kalojë koha, ta kryej mandatin e të ecë për Londër ashtu që të kryejmë punë”.

Televizioni ka kontaktuar vet Ramën për të marrë një qëndrim të tijin por i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefon. Ndërkaq nga kabineti nuk i janë përgjigjur interesimit të Dukagjinit.

Kryetari Rama së fundmi ka mbyllur për qarkullim tunelin e Kurrizit në Dardani, ngase i njëjti i është nënshtruar renovimit.

Ndërkaq, që nga viti i kaluar, i njëjti ishte kritikuar edhe për mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush”.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika