Rama kritikon Hekuran Muratin: Paratë janë për qytetarët, jo për t’i mbajtur turshi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Ministrinë e Financave, duke thënë se nuk po bëjnë punën si duhet. Ai po ashtu tha se ministri Hekuran Murati është dorështrënguar dhe kjo po sjell probleme me fondet për kryeqytetin

Ndër të gjitha Ministritë, është ajo e Financave, e cila, sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nuk po e bën punën si duhet. Ai në “Debat Plus” ka thënë se me ministrin Hekuran Murati nuk ka bashkëpunim të mirë sikurse me Ministritë e tjera.

Rama u shpreh se vetë Ministritë e Qeverisë Kurti ankohen për Muratin, duke thënë se është dorështrënguar.

“Duhet që fondet t’i kemi tash. Po them që Ministritë të ndryshme ankohen në ministrin e Financave vetë, është një ide e mbrapshtë për t’i ruajtur paratë, paratë, taksat janë për qytetarët, nuk janë për t’i mbajtur turshi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me Ministrinë e Arsimit kanë bashkëpunim të shkëlqyer, teksa ripërsëriti se Ministria e Financave është ajo që po sjell probleme për kryeqytetin.

“Kemi bashkëpunim shumë të mirë, kemi fillluar të ndërtojmë edhe shkolla, edhe çerdhe me MAShT-in. Me gjitha Ministritë kemi bashkëpunim të mirëfilltë, përveçse me Ministrinë e Financave. Po vazhdoj të besoj që nuk është e qëllimshme, por është gabim teknik”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika