Rama: Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur

Këshilli i Evropës do të dëgjojë edhe kryeministrin e Shqipërisë, i cili do të flasë për padrejtësitë që populli shqiptar i ka përjetuar gjatë regjimit të Sllobodan Milloshovq-it

 





 

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”.

Kështu ka shkruar në Facebook, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke paralajmëruar fjalimin e tij, të cilin do ta mbajë të mërkurën e 12 tetorit në Këshillin e Evropës.

Në fotografinë e publikuar nga Rama, shfaqen pamje të refugjatëve të cilët kanë ikur nga gjenocidi i aparatit shtetëror të Serbisë.

Ndryshe, Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar iniciativën e Qeverisë së Shqipërisë, kundër raportit të ish-eurodeputetit evropian, Dick Marty.

I pari i Shqipërisë ka thënë se raporti i Dick Marty, kishte qenë trillim i kulluar, dhe për këtë arsye, kanë dërguar kërkesë për hetim, pasi shtëpia e verdhë nuk i kishte plotësuar as kushtet minimale që të kryhej trafikimi me organe, siç kishte trilluar Marty.

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika