Rama: Kur kokrra e fundit e grurit të ketë peshën e një thesi, do të shihet sa i nevojshëm është Ballkani i Hapur

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kriza ushqimore më të cilën po ballafaqohet e gjithë bota ka gjasë të thellohet. Ndërsa, krerët e Ballkanit të Hapur kanë themeluar një grup punues për ballafaqimin me këtë krizë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Ballkanin e Hapur në Samitin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut, ku ka thënë se projekti i Ballkanit të Hapur është nisur nga tre persona, duke aluduar për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe veten e tij.

Rama është shprehur se, “Ballkani i Hapur nuk është vetëm për këta tre njerëz, por për të gjithë”.

Ai ka thënë se shembulli më i mirë i Ballkanit të Hapur është korridori i gjelbër kufitar në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në Ohër, i cili është lehtësim për tregtarët dhe prodhuesit, pasi nuk kanë nevojë që produktet e tyre t’i bartin nga pika në pikë, por direkt te blerësit e tyre.

Liderët e Ballaknit të Hapur në Samitin e Ohrit, 08.06.2022

Edi Rama, për krizën ushqimore në botë që po vazhdon të thellohet, është shprehur, ” Kur edhe kokrra e fundit e grurit do ta ketë peshën e një thesi me grurë, edhe kilovati i fundit i energjisë do ta ketë peshën sa një megavat, do te jetë i nevojshëm bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit të Hapur”.

Tutje, ai ka thënë se në korrik të vitit 2022 do të mbahet edicioni tjetër i ngushtë nga grupi punues i Ballkanit të Hapur, ku do të propozohen planet e para për krizën ushqimore.

Rama: Vendin e Kosovës në ‘Open Balkan’ nuk e zë askush, por është sovrane dhe vendos vetë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika