Rama: Liderët e rajonit ta harrojnë historinë, flamuri i vetëm ai i BE-së

"Nuk jam i çmendur por ka arsye për të qenë optimist sot, pasi mbrëmë zhvilluam darkën kuptuam se ne mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar dhe mund të flasim për ekonomi pa folur për historinë dhe tingëllonte më bukur"

Për ta rritur bashkëpunim ekonomik dhe të ketë integrim rajonal, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të harrojnë historinë dhe t’i lënë mënjanë ngjyrat flamujve, ka theksuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në samitin rajonal të Shkupit.

Në takim e liderëve të rajonit me përfaqësues nga BE-ja e ShBA-ja, Rama ka thënë se duhet që flamuri i BE-së të jetë i vetmi që duhet të mbizotërojë gjatë diskutimeve teknike mes vendeve të rajonit.

“Nuk jam i çmendur, por ka arsye për të qenë optimist sot, pasi mbrëmë zhvilluam darkën, kuptuam se ne mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar dhe mund të flasim për ekonomi pa folur për historinë dhe tingëllonte më bukur.

Edhe dy gjëra e para, patjetër të vendosim një rreth politik, të takohemi rregullisht për shkak se edhe pse jemi entuziastë, jemi ballkanas, pasi nëse nuk vini të na ulni në një tavolinë, i bëjmë punët pis. Te koordinimi teknik është shumë i rëndësishëm që ministrat e integrimeve të kenë mesazh të qartë nga liderët se duhet ta harrojnë historinë, duhet të jenë daltonikë për historinë. Daltonizmi është sëmundje që ju pamundëson t’i shihni ngjyrat.

Prandaj, duhet të harroni ngjyrat e flamujve tona, flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së, duhet të ulemi dhe vetëm teknikisht t’i diskutojmë detajet”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika