Rama: Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime është zgjidhje e Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime ka thënë se është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në samitin e "Open Balkan" në Beograd, Serbi

Të premten e 2 shtatorit, në samitin e radhës të nismës rajonale “Open Balkan” në Beograd në Serbi, në fjalimin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se zgjidhja e lëvizjes së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë me karta identiteti është zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

“Dje mund të kishte qenë një ditë krejt tjetër, dita e djeshme tregoi qartë se cila është zgjidhja e Ballkanit të Hapur”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, nëse Kosova do ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, nuk do kishte nevojë për gjithë ato tensione.

“Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediat tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin në mes të Serbisë dhe Kosovës”.

Rama ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se “Vuçiq ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjidhja e parë është paqja”.

Sipas tij, paqja është rruga për të arritur deri te një zgjidhje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fjalimin e tij në samitin e “Open Balkan” në Beograd, Serbi

Po ashtu, në këtë samit, në fjalën e tij hyrëse, presidenti serb, Vuçiq ka thënë se krijimi i korridoreve të gjelbra përmes Ballkanit të Hapur për transportin e produkteve ushqimore është një arritje.

Ndër të tjera, ai ka përmendur si arritje edhe hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë “Shpresoj që kjo arritje të na mundësojë të flasim me një zë të vetëm për rajonin tonë”.

Ai ka thënë gjithashtu se duhet të ketë bashkëpunim në mes të vendeve për zgjidhjen e krizës energjetike që ka kapluar rajonin dhe gjithë Evropën.

Edi Rama: Ballkani i Hapur është një projekt paqeje

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika