Rama mbështet deklaratën e Macronit për armëpushim në Gaza

"Jam dakord me vlerësimin e presidentit Macron se me armëpushim në Gaza do të përfitonte gjithashtu edhe Izraeli", ka thënë Rama

Edi Rama, kryeminister i Shqiperise

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është bashkuar thirrjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka thënë se në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është takuar me liderë dhe zyrtarë të ndryshëm me të cilët kanë rënë dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme në Gaza duhet të marrin fund.

“Në Forumin e Paqes në Paris pata rastin të takoj liderë dhe zyrtarë të ndryshëm. Ne të gjithë ramë dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që krijon në Gaza, duhet të marrin fund. Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim negativ për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në Hemisferën Veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten. Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se mbështet deklaratën e Macron për armëpushim në Gaza me ç’rast sipas tij do të përfitonte edhe Izraeli.

“Jam dakord me vlerësimin e presidentit Macron se me armëpushim në Gaza do të përfitonte gjithashtu edhe Izraeli. Si një vend paqësor dhe shumë-fetar me një rini të gjallë, një fund i menjëhershëm i vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe Izraelit dhe një paqe e qëndrueshme midis këtyre dy kombeve, është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për këtë qëllim”, ka theksuar Rama.

Ndryshe, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një intervistë për BBC-në të premten vonë ka thënë se  Izraeli duhet patjetër t’i ndalë bombardimet në Rripin e Gazës dhe vrasjen e civilëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika