Rama: Mbi 10 mijë udhëtarë po përdorin autobusët e “Trafikut Urban”, falë biletës ditore 80 centë

"Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e 'Trafiku Urban', si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore"

Rama: Mbi 10 mijë udhëtarë po përdoren autobusët e “Trafikut Urban”, falë biletës ditore 80 cent

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mbi 10 mijë udhëtarë po përdorin autobusët e “Trafikut Urban”.

Sipas të parit të Prishtinës, kjo po bëhet falë vendimit të marrë në muajin janar për përdorimin e biletës ditore.

“Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e ‘Trafiku Urban’, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjithashtu, Rama ka bërë të ditur se “Trafikut Urban” do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre do të jenë elektrikë.

“Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka shtuar Rama.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika