Rama: Me buxhetin e ri, rrisim sërish pagat për disa kategori

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të ketë rritje të pagave për mjekët, mësusesit dhe zjarrëfikësit. Sipas tij, ky është vetëm hapi i parë për të fllluar me rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e tjera

Kryemiistri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë sërish rritje pagash për disa kategori, ku përfshihen punonjësit zjarrfikës, mjekët dhe infermierët.

Kryeministri Rama, këtë deklaratë e dha gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarët.

“Me buxhetin e ri do të ketë një tjetër rritje, siç do të ketë për mjekët, mësuesit. Jam dakord me këtë shprehje pakënaqësie, ndoshta ngaqë nuk e kemi shpjeguar siç duhet, ky është vetëm hapi i parë për të filluar, si për të gjitha kategoritë e tjera që rritën pagat me buxhetin e ri, siç do të parashikojmë një tjetër rritje për të vazhduar të përballojmë inflacionin për pensionistët, do të kemi rritje për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët”, tha Rama.

Sipas Ramës, ky është hapi i parë në këtë fundvit, për të filluar rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e tjera.

Gjithashtu, Rama tha se muaji tetor do të kalojë pa fasha energjetike, nëse vazhdon trendi i kurismit të energjisë nga ana e qytetarëve dhe vazhdojnë reshjet e shiut.

“Janë dy elementë, janë reshjet, kemi pasur që kanë shtuar edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, në Fierzë janë shtuar kuotat, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët sesa parashikimi, ne mund ta përballojmë. Nëse trendi do të vijojë dhe reshjet do të vijojnë, ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur”, ka thënë Rama.

Ndërsa, Rama shtoi se “Në muajin nëntor do të vendoset fasha, duke marrë parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi diskutimit”.

Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike ishte parashikuar të hynte në fuqi nga 1 tetori për familjet që harxhonin mbi 800 kw/h energji, por një ditë më parë, qeveria shqiptare e anuloi planin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika