Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka miratuar vendimin për biletën vjetore të udhëtimit, një masë që synon të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë brenda kryeqytetit.
Sipas njoftimit për media, vendimi përfshin vendosjen e një çmimi preferencial prej 120 eurosh në vit për person. Ky çmim do të aplikohet për korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës, si dhe për të gjitha ndërmarrjet publike lokale të kryeqytetit.
“Vendim për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë. Kryetari i Kryeqytetit ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për: Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës; Të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit; Çmimi preferencial: 120 euro në vit për person; Përdorim i pakufizuar në të gjitha linjat urbane; Vendimi hyn në fuqi menjëherë
Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.