Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Gjatë takimit, Rama i dhuroi ambasadorit “Çelësin e Qytetit”, në shenjë respekti dhe falënderimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve të tyre.
“Kënaqësi të prisja mikun e kryeqytetit, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. E falënderova për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve tona dhe në shenjë nderimi i dhurova ‘Çelësin e Qytetit’. Të presim sërish në Prishtinë!”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.