Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ndihma nga kryeqyteti nuk do të mungojë që vërshimet në Pejë të kalojnë me sa më pak pasoja.
“Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës”, ka shkruar Rama.
Rama është shprehur se “bashkë mund t’ia dalim”.
“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, ka shkruar tutje kryetari i kryeqytetit.