Rama në Beograd, Ballkani duhet të zgjedhë të jetojë në paqe apo në urrejtje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se popujt e Ballkanit Perëndimor duhet të mos merren se kush ishte i pari në ketë rajon, se kjo i ka lënë në këtë situatë, por duhet të zgjedhin paqen dhe bashkëjetesën për të ecur përpara, sepse këto vise janë një nga 'lagjet Evropës"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Panairin e Verës në Beograd, i cili ka për qëllim promovimin e tri vendeve të Ballkanit të Hapur, Shqipërisë, Serbisë, dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e turizmit.

Rama ka folur në gjuhën shqipe duke u arsyetuar se ky i fundit nuk e njeh gjuhën serbe. Ai ka thënë se ky rajon duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë i pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend. Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Evropës. Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar, së bashku me delegacioni shqiptar kanë arritur në kryeqytetin e Serbisë ku janë pritur nga e para e Qeverisë serbe, Ana Brnabiq.

Më 2 shtator, kryeqyteti i Serbisë, Beogradi është nikoqir i Samiti të Ballkanit të Hapur, ndërsa në këtë Samit kanë konfirmuar pjesëmarrjen Turqia dhe Hungaria.

Ministri i Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të priten nga liderët e shteteve që kanë themeluar Ballkanin e Hapur, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëhet e ditur nga zyra e presidentit serb për REL.

Më 10 tetor të vitit 2010 në qytetin e Serbisë, Novi Sad, ishte prezantuar ‘Mini-Shengeni’ që tani është Ballkani i Hapur, ku ishte themeluar nga tre (3) shtete të Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa kjo nismë ishte kundërshtuar nga Republika e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Mali i Zi, të cilat nuk janë pjesë e kësaj nisme.

Por, për dallim nga këto shtete, kjo iniciativë ka gjetur përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës(SHBA) dhe Bashkimi Evropian(BE).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika