Rama: Në Morinë u godit një çerdhe e krimit

“Përgëzime Shërbimi për Çështjet të Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit!”, ka thënë i pari i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twitter, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me arrestimet që ndodhen ditën e premte të shtatë prillit, ku në këtë aksion u arrestuan zyrtarët policor në pikën Kufitare në Morinë.

“Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, ka shkruar Rama.

Prokuroria e Posaçme dokumentoi veprimet korruptive të punonjësve të policisë në pikën Kufitare të Morinës, duke arrestuar 31 persona. Ndërsa tre të tjerë i ka pezulluar.

Një ndër të arrestuarit është edhe drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili ka konsideruar se hetimi duhet të merret si model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

“Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, ka thënë Bledi Çuçi.

Aksioni do të vijojë ndaj çdo efektivi e punonjësi që abuzojnë me detyrën.

“Në këtë operacion policia e shtetit është ndaluar dhe, që në fillim të marrjes së detyrës, unë kam synuar dhe i qëndroj fort pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë dhe ato që nuk e gjejnë veten le të largohen dhe nuk mund të bëhet pis uniforma nga disa elementë. Inkurajon të gjithë kolegët për të gjithë personat që abuzojnë me detyrën”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në bazë të hetimeve të SPAK-ut, të gjithë këta shtetas me detyrë punonjës policie favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të gjithë akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Polica shqipëtare

Ndërkaq ata ndihmonin për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e Bashkimit Evropian, për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore sa u përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar.

Po ashtu, ata ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

SPAK ka dhënë masën “arrest me burg” për 17 persona, “arrest në shtëpi” për 14 dhe “pezullim nga detyra” për tre prej tyre.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal caktuar nga ana e gjykatës.

Gjatë të premtës pati arrestim edhe në anë kosovare të kufirit në Morinë.

Arrestohen rreth 25 zyrtarë policorë në Vërmicë, dyshohen për marrje ryshfeti

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika