Rama në OKB: 20 mijë gra ishin dhunuar mizorisht në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk i ka harruar rreth 20 mijë viktimat e dhunës Seksuale në Kosovë nga Ushtria e Serbisë  

Mbledhja e parë në Këshillit e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila është duke u udhëhequr nga Shqipëria, Edi Rama në OKB, 02.06.2022

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilën është duke e kryesuar Shqipëria, kryeministri Rama ka kërkuar nga të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit, që pandëshkueshmëria të mos bëhet normë e të mbetet në histori.

Rama ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Ukrainë, pa harruar mizoritë e agresionit jugosllav në Serbrenicë e Kosovë.

Sipas tij, bota u detyrohet me vepra dhe jo me fjalë viktimave të spastrimit etnik.

“Kolegë, na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Ne duhet të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më. I detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktimave në Serbrenicë. Të gjithë atyre që kanë vuajtur masakra e krime kundër njerëzimit, 20 mijë grave të dhunuara gjatë spastrimit etnik në Kosovë, në 98-99”.

“Ndërkohë që flasim dhe theksojmë nevojën për të zbatuar normat e përbashkëta. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jemi në një stres të jashtëzakonshëm. Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar për mungesën e progresit, për mungesën e realizimit, dhe shkelësit që veprojnë të lirë”.

Nga një qershori, kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e ka marrë Shqipëria. Ky mandat, sipas rregulloreve, zgjat një muaj. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr një rol të tillë në këtë organizatë ndërkombëtare.

Rama nga OKB-ja: Duhet të vihen para drejtësisë krimet e kryera

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika