Rama në takim me Michel: Domosdoshmëria e de-eskalimit është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut Kosovë-Serbi

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët", ka thënë kryeministri Edi Rama

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”.

Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se bashkë me Michel, e kanë mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe.

“Ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar”, shtoi më tej Rama.

Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shtetet anëtare të BE-së do të marrin masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensiohet situata.

Në një konferencë për media pas takimit me ministra të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, Borrell ka insistuar se duhet mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, por me kusht që të marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje.

“Shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të na përkrahin në punën tonë”, ka thënë Borrell.

Sipas tij, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet nga dialogu.

 

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika