Shqiptarët e Italisë janë në pritje të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për një takim në turin e Diasporës.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Milano për t’u takuar me bashkatdhetarët e tij. Kjo në kuadrin e një turi që ka si synim mundësinë unike për t’u rilidhur me rrënjët dhe për të diskutuar perspektivat e së ardhmes.
Në një video të shpërndarë në rrjetin social të kryeministrit Rama, vihet re një interesim i lartë për takim.
Edhe ky takim, sikurse ai në Greqi, do të përfaqësojë një mundësi të papërsëritshme për t’u afruar më shumë me rrënjët shqiptare dhe për të eksploruar mundësitë e mundshme investimi në Shqipëri.