Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do të kishte rezultat më të mirë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku tha se Shqipëria ka mbajtur qëndrimin e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka këmbëngulur se vendi që ai udhëheq ka mbajtur qëndrimin e duhur ndaj Kosovës, duke shtuar se po të pranohej propozimi i tij për Asociacionin, do të kishte, sipas tij, rezultat më të mirë.

Rama propozoi një draft-statut të Asociacionit, i cili iu dërgua liderëve evropianë. Megjithatë, një i tillë nuk u pranua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Më vonë, Kurti e pranoi draft-statutin e ardhur nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Kosova do të duhet t’ia imponojnë Serbisë njohjen e Kosovës vetëm duke u ulur në tryezën e bisedimeve.

“Nuk kam pasur iluzione për asnjë nga këto aktorët publikë që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar. Të kthehesha pas, do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia. Kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linearë, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm ta mundim Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës”, ka thënë Rama në “A2 CNN”.

Rama ka theksuar se po të ishte lexuar propozimi i tij për Asociacionit, do të kishte dalë rezultat edhe më i mirë.

“Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionin. E kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika