Rama nga OKB-ja: Duhet të vihen para drejtësisë krimet e kryera

Ka fillluar seanca e parë e Këshilllit të Sigurimit të OKB-së, të cilën është duke e kryesuar Shqipëria. Në fjalimin e tij, Kryeministri Rama ka theksuar se çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive të bashkësisë për të sprapsur agresionet.

Edi Rama, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Para nisjes së debatit të parë të organizuar nga pala shqiptare si presidente e Këshillit të Sigurimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga selia e OKB-së në New York, ka mbajtur një deklaratë për mediat.

Rama gjatë fjalimit të tij, ka thënë se ky është vetëm fillimi sa i takon forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare, dhe se Shqipëria menjëherë po e sjell këtë çështje për diskutim.

Ai ka theksuar se askush që kryen apo ka kryer krime nuk do t’ia dalë paq. Sipas tij, mosndëshkimi është një çështje e së kaluarës.

Po ashtu, kryeministri ka deklaruar se nuk duhet të lejohet askush që të kryejë krime.

“Vënia para përgjegjësisë për krimet, përfshirë llogaridhënien e individëve është kyçe për të vendosur besimin te drejtësia”, ka thënë ai.

Sipas Ramës, çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive të bashkësisë për të sprapsur agresionet.

Ai kërkoi që të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë ata të cilët kryejnë krime, e pastaj të forcohen mekanizmat e llogaridhënies në nivel rajonal.

Po ashtu, Rama ka propozuar që të orientohet vëmendja te krimet dhe shkeljet e së drejtës humanitare.

Nga një qershori, kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e ka marrë Shqipëria. Ky mandat, sipas rregulloreve, zgjat një muaj.

Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika