Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Paris, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Emmanuel Macron.
Ai ka publikuar në Facebook pamjet e mbërritjes së tij teksa pritet me një ceremoni zyrtare, teksa ka thënë se do të hedhin hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën.
“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, ka shkruar Rama.