Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton se nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale.
“Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard euro”, ka shkruar Rama.
Kryeministri Ram njofton se një nga shtyllat kryesore, agjenda digjitale, tashmë do të mbështetet edhe nga programet e Bashkimit Evropian (BE).
“Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE”, ka shkruar Rama.