Rama niset për në Berlin, pritet një takim me Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër më 7 mars do të jetë në Berlin, ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet nesër në Berlin nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Të martën më 7 mars, Rama dhe Scholz do të takohen në orën 11:15 dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:30.

Në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet në vjeshtë të këtij viti në Tiranë.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama ka deklaruar se data e samitit të Tiranës të kësaj nisme do të caktohet në takimin me Scholz.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe çështjet mes dy vendeve.

Në Berlin do të mbahet një panair turistik, ku do të prezantohen pikat kryesore turistike të Shqipërisë, duke paraqitur kështu një formë pakete destinacioni.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika