Rama: Një mision shpëtimi solidariteti do të niset këtë të hënë për në Turqi

Një mision shpëtimi solidariteti do të niset këtë të hënë për në Turqi, ka njoftuar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me pikëllim të madh iu ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në tërmetin që tronditi Turqinë.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka njoftuar se një mision shpëtimi solidariteti do të niset këtë të hënë për në Turqi.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkroi Rama.

Shqipëria është shprehur e gatshme të ndihmojë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit të  mëngjesit të gjashtë shkurtit, ku mbi 500 persona janë gjetur të vdekur.

Përmes një postimi në Twitter, ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se Tirana është gati të asistojë me gjithçka që është e mundur.

“Zemrat dhe lutjet tona janë me viktimat e tërmetit tragjik, i cili goditi Turqinë dhe Sirinë, duke shkaktuar qindra viktima”, ka shkruar Xhaçka, duke shtuar se “në këto orë të vështira, Tirana është gati të asistojë me çfarë të mundet”, shkroi ajo.

Pasojat e tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën janë të mëdha. Numri i viktimave ka shkuar në më shumë se 500 në të dyja vendet.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit, Fuat Oktay.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Më shumë se 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke, tha zëvendëspresidenti turk.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika