Rama njofton se linja 15 e autobusit zgjatet deri në Hajkobillë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me vendim të tij është zgjatur linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë.

Ai ka thënë se kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban u mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale.

“Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë. Me vendimin që kam marrë, kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban u mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale”, ka shkruar Rama në Facebook.
May be an image of text

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika