Rama: Nuk i detyrohemi as Berlin-it, as Paris-it për hyrjen në BE, por fëmijëve tanë

Kryeministri shqiptar gjatë konferencës për media në Berlin, me Olaf Scholz, ka thënë se, nëse nuk hapen negociatat deri në mujin qershor, qeveria shqiptare ka plan të dalë nga oferta e përbashkët me Maqedoninë e Veriut.

“Nuk i detyrohemi as Berlin-it, as Paris-it për hyrjen në Bashkimin Evropian, por fëmijëve tanë”, ka thënë Rama.

“Kemi ende shumë për të bërë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet bërë”, ka garantuar kreu i qeverisë shqiptare.

Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, Rama konsideroi se procesi është i merituar prej kohësh.

Procesi i Berlin-it do të marrë një impuls të ri, sipas Ramës.

Sa i takon nismës së Ballkanit të Hapur, Rama shtoi se katër liritë, liria e lëvizjes së mallrave, e njerëzve, e kapitalit dhe e fuqisë punëtore janë gjërat e duhura që BE-ja duhet të bëjë për të garantuar “paqen dhe të ardhmen”.

“Marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera”, ka theksuar kryeministri shqiptar.

A mund të hyjë Ukraina para Shqipërisë në BE?

Pyetja e një gazetari gjerman, gjatë konferencës së përbashkët me Olaf Scholz në Berlin, e ka vënë në vështirësi kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Gazetari e ka pyetur kryeministrin, nëse Ukraina mund të hyjë me një procedurë të përshpejtuar në Bashkimin Evropian dhe se si do të ndihej Shqipëria që pret prej kohësh për një vendim të tillë.

“Kjo nuk mund të ndodhë, sipas meje. Nëse ndodh, nuk do të bëhemi aspak xhelozë” është përgjigjur Kryeministri Rama

Ai ka shtuar, “Nuk duhet shumë shkencë për ta kuptuar si funksionon Bashkimi Evropian”, dhe ajo që e shqetëson është, “nëse Ukraina e mendon, mund të hyjë më shpejt jo se do të hyjë më shpejt”.

Ndikimi nga vendet siç janë Kina e Rusia.

Ndërsa, kur Rama është pyetur për ndikimin Rus e Kinez e të vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, është përgjigjur se në Shqipëri nuk kanë ndikim vendet siç janë, Kina, Rusia, ndërsa, Turqinë e konsideron si një valvulë për sigurinë e Evropës.

“Turqia nuk është një aktor i tretë, por është një partner strategjik për Shqipërinë, edhe është valvulë për sigurinë e Evropës, ka thënë Rama.

Kjo vizitë në Berlin pritet që t’ia çelë dyert për negociata Shqipërisë, për t’u anëtarësuar në familjen e Bashkimit Evropian.

 

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika