Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbështetur deklaratën e emisarit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili e ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ka shprehur shqetësimin për çështjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Grenell në urimin e tij ka theksuar se “themeluesi i shtetësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas grilave në Hagë.”
Rama ka shpërndarë këtë deklaratë në rrjetin social “X” dhe ka komentuar se sa më shumë të vazhdojë “padrejtësia ndaj Thaçit”, aq më e madhe bëhet njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.
“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë,” ka shkruar Rama.