Rama pas hapjes së negociatave falënderon Gjermaninë dhe Francën

Pas hapjes së negociatave për fillimin e anëtarësimit të Shqipërisë bashkë me Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama e ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për kontributin e tyre ndaj Shqipërisë

Edi Rama, Dimitar Kovaceski, Ursula von der Leyen dhe kryeministri çek Petr Fiala

Zyrtarisht ka nisur hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Në konferencën e përbashkët ndërqeveritare në Bruksel, në mes të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kryeministrin çek Petr Fiala dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është folur për rrugëtimin e dy shteteve deri tek arritja e hapjes së negociatave.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka falënderuar shtetin e Gjermanisë dhe atë të Francës, për ndihmën e tyre që Shqipëria të integrohet në BE.

Po ashtu, Rama e ka falënderuar edhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, që sipsaj tij, ka pasur ndikim të rëndësishëm në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

“Dua të falënderoj së pari presidenten e komisionit zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të bëhej një prani gjermanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne për Ballkanin Perëndimor. Në ndërkohë dua ta falënderoj një zonjë tjetër gjermane, që nuk është aktive, Zonja Merkel, e ka ditëlindjen dhe dua t’ia uroj të gjithë të mirat”, ka deklaruar Rama.

“Nuk do të ishim këtu pa përpjeket franceze, të presidentit Macron dhe ekipit të tij, sidomos gjatë samitit të NATO-s. Ata kanë punuar natë e ditë që ta zhbllokonin një situatë absurde”, ka vijuar ai.

Rama theksoi se rruga në vazhdim nuk do të jetë e lehtë, por Shqipëria do të punojë që t’i përvetësojë të gjitha vlerat evropiane.

Edi Rama, Dimitar Kovaceski, Ursula von der Leyen dhe kryeministri çek Petr Fiala

“E dimë që ky nuk është fillimi i fundit por është fundi i fillimit, situata është si është dhe është mirë, ne duhet të ngrihemi dhe të ndërtojmë një Shqipëri dhe një Ballkan të hapur dhe demokratik”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, ditën e martë e ka cilësuar si datë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo i ka thurur lavde të dyja shteteve, duke thënë se kanë bërë punë të mira në forcimin e ligjit dhe në reforma të tjera që i kanë hapur rrugë hapjes së negociatave.

“Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në BE. Ky është sukses juaj, dhe është i qytetarëve tuaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu. Keni treguar këmbëngulje, keni pasur besim te procesi, keni zbatuar shtetin ligjor, keni media të lirë, këto reforma po japin një cilësi më të mirë”, ka thënë ajo.

Von der Leyen sqaroi se Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Evropiane e rrjedhimisht do të ketë më shumë mbështetje në situata emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Ajo i ka falënderuar të dyja shtetet për qëndrimin e tyre ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika