Rama pas votimit të “Propozimit Francez” në M. Veriore: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE s’kanë më asnjë pengesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zvarritjen e procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e ka quajtur “pengesa artificiale”. Ai ka bërë të ditur se një delegacion shqiptar do të niset të hënën për në Bruksel, për t'i filluar negociatat e anëtarësimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas miratimit të “Propozimit Francez” nga parlamenti i Maqedonisë Veriore.

Rama përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se një delegacion shqiptar do të niset të hënën për në Bruksel, për t’i filluar negociatat për anëtarësim.

“Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t’ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s’bën Shqipërinë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama përmendi edhe zvarritjen tri-vjeçare të procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku këtë zvarritje ai i quajti “pengesa artificiale”.

“U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Evropian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht”, ka shkruar Rama.

“3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare – pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman”, ka vijuar shkrimi i tij.

Të shtunën, me 68 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i kanë miratuar konkluzionet e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë, që do t’i hapë rrugë anëtarësimit në Bashkimin Evropian përpos Maqedonisë së Veriut edhe Shqipërisë.

Integrimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, do bëhet në një pako, për këtë arsye pengesat që i kishte M. E Veriut kanë ndikuar negativisht edhe tek procesi i integrimit të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika