Deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do t’i përgjigjet të enjten gjatë turit në Prishtinë.
Kryeministri Rama do të jetë në vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanit, i cili ka të bëjë me përgatitjen për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.
Në një konferencë për media, Kurti e ka konsideruar të arsyeshme mbajtjen e mbledhjes së përbashkët në mes të dy qeverive, por jo takime të tjera.
“Sa i përket vajtjes,nesër në Prishtinë dhe turit, do të flas kur është koha për të folur, që është nesër në Prishtinë”, ka thënë Rama.
Lidhur me refuzimin e takimit me Ramën, ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si marrëzi e turp refuzimin e kryeministrit të Kosovësn Albin Kurti, për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo i ka kërkuar kreut të ekzekutivit që t’i lërë “inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.
“Si është e mundur që kryeministri Kurti refuzon takimin me kryeministrin e Shqipërisë?!!Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiqin e takon pa kushte e Ramës i vendos kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, shkroi Çitaku në Facebook.